Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, qysh prej publikimit të
të përzgjedhurve për Lotarinë, nuk i ka ndalur njoftimet lidhur me
procedurat.

Kështu edhe ditën e sotme, bëhet një thirrje për gjithë të
përzgjedhurit, të cilët paralajmërohen se nuk do të kenë datë tjetër
interviste, në rast se nuk përgjigjen menjëherë.

“DV2020? Ju duhet t’i përgjigjeni menjëherë KCC-së. Në të kundërt, KCC nuk do të mundet t’ju caktojë një datë interviste”, thuhet në njoftim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re