Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas tha se hapja e ambasadës amerikane në Jerusalem ishte një ofendim për të gjithë botën dhe shtoi se administrata amerikane ka përfunduar rolin e saj në procesin e paqes.

“Me aktin e sotëm, administrata amerikane e ka përfunduar rolin e saj në procesin e paqes. Ajo ka ofenduar botën, popullin palestinez, kombet arabe dhe ato islame, si dhe i ka hapur rrugë destabilitetit”, tha Abbas

Ndërkohë, dita e sotme, konsiderohet si  më vdekjeprurësja e konfliktit izraelito-palestinez që nga viti 2014.

Një zëdhënës i qeverisë palestineze, bëri thirrje për ndërhyrje të menjëhershme ndërkombëtare, siç tha, për të ndaluar masakrën e tmerrshme në Gaza ndërrmarë nga forcat pushtuese izraelite kundër popullit palestinez.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re