Dy ambasadat e SHBA-ve dhe Rusisë në Tiranë janë përplasur me njëra-tjetrën në distancë lidhur me lirinë e medieve.

Gjithçka ka nisur me një postim në “Facebook” të Ambasadës amerikane në Tiranë, e cila akuzonte mbrëmë Rusinë se po shtyp median e pavarur duke përmendur dy gazetare dhe aktiviste të njohura ruse, Anna Politkovskaya dhe Natalia Estemirova, si dhe gazetarin amerikan, Paul Klebnikov.

Të dy gazetaret kritike të pushtetit janë vrarë për shkak të detyrës së tyre në rrethana misterioze. E njëjta gjë ka ndodhur me Klebnikov.

“Ndërsa qeveria ruse vazhdon fushatën e saj kundër medias së pavarur, ne jemi të vetëdijshëm për historinë e gjatë të saj armiqësore dhe persekutuese ndaj shtypit të lirë. 

Kjo sjellje ka pasoja tragjike dhe ne i nderojmë ata të cilët rrezikuan jetët e tyre duke ndjekur të vërtetën.”– shkruan Ambasada e SHBA-ve.

Ambasada ruse ka reaguar me një postim.

“Ndjekës tanë në Facebook na kërkuan të komentonim publikimin e radhës së Ambasadës amerikane, në të cilin përmendej Rusia.

Nuk e shohim të nevojshme të reagojmë ndaj këtij publikimi, pasi vetë ndjekësit e faqes së Ambasadës Amerikane u përgjigjën për ne”– shkruhet në postimin e Ambasadës së Rusisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re