Skip to content

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Dialogu me Serbinë thelbësor për integrimin. Mesazh edhe për formimin e qeverisë

2473fe5c 345a 4996 bf18 afe909b411bb

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e misioneve në Kosovë, janë takuar me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, ku kanë diskutuar zhvillimet paszgjedhore.

Në një reagim në platformën “X”, Oravi ka bërë të ditur se gjatë takimit është vlerësuar procesi zgjedhor, duke theksuar se ka reflektuar përkushtim të fortë ndaj parimeve demokratike.

Po ashtu, ambasadorët kanë nënvizuar rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të qeverisë së re.

“Vlerësuam procesin zgjedhor që pasqyron një angazhim të fuqishëm për parimet demokratike dhe theksuam rëndësinë e formimit të shpejtë të qeverisë”, ka shkruar Orav.

Në takim është kërkuar edhe ratifikimi i shpejtë i marrëveshjeve që lidhen me Planin e Rritjes së BE-së, me qëllim që përfitimet të arrijnë sa më shpejt te qytetarët e Kosovës.