I pyetur nga gazetarja Beti Njuma në lidhje me disa fjalë që qarkullojnë në qarkun e gazetarëve, ku thuhet se disa ambasadorë të huaj do të braktisin punimet në ditën e parë të Kuvendit, nëse ju do të jeni prezent, çfarë do të bëni, ish-kryeministri Berisha u shpreh se ai nuk ka asnjë lidhje me axhendën e Kuvendit të Shqipërisë dhe se do të shkojë që ditën e parë të punimeve të parlamentit të ri, që të ulet me krenari në vendin e tij, aty ku e kanë caktuar qytetarët shqiptarë me votën e tyre.

“Unë nuk kam asnjë lidhje me axhendën e Kuvendit. Do të shkoj të ulem me krenari në vendin tim. Aty ku ma kanë caktuar qytetarët.”, u përgjigj Berisha në lidhje me këtë çështje.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re