Kryetari i PD, Lulzim Basha thërriti ambasadorët e huaj për një mbledhje në selinë e partisë. Takimi pritej të niste në orën 15:00, ndërkohë që ka mbërritur një përfaqësues nga ambasadorja gjermane, ndërsa pritet të mbërrijnë edhe Zv. ambasadorja amerikane Moses Ones, ambasadori i BE-së Luigi Soreca si dhe ambasadori britanik Duncan Norman.

Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se takimi do të mbahet në kuadër të Këshillit Politik për ndryshimet kushtetuese të cilat prekin Kodin Zgjedhor.

Gjithashtu mësohet se në këtë takim do të jenë edhe anëtarët e komisionit për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili. Kujtojmë se, dje është mbledhur Këshilli Politik por palët nuk kanë gjetur marrëveshjen për implementimin e ndryshimeve kushtetuese për Kodin Zgjedhor.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re