Përveç krerëve të politikës shqiptare, një mesazh për Pashkët e përcollën edhe të dërguarit e SHBA-BE në vendin tonë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës apeloi në rrjetet sociale që në këtë ditë të festojnë të gjithë për rilindjen dhe shpresën.

 

“Gëzuar Pashkët nga të gjithë ne në Ambasadën Amerikane! Urojmë një ditë të bekuar për të gjithë, sidomos për ata që në këtë ditë të shenjtë janë në vijën e parë! Sot, le të festojmë rilindjen dhe shpresën, dhe të shohim drejt fillimeve të reja!”

 

Ndërsa ambasada e Bashkimit Evropian uroi për më shumë gëzim dhe paqe.

 

“Delegacioni evropian ju uron Gëzuar Pashkët të gjithëve atyre që e festojnë sot. Në këto kohë të vështira, urojmë që kjo ditë ta mbushë shtëpinë tuaj me gëzim, paqe dhe solidaritet.”

Besimtarët e krishterë premtojnë Pashkët këtë të diel si asnjëherë më parë, të veçuar nga njerëzit e dashur dhe në pamundësi për të marrë pjesë në Meshën e Shenjtë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko