Menjëherë pas mbylljes së takimit me krerët e partive politike të opozitës, në Presidencë kanë shkuar ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim dhe ambasadori gjerman, Peter Zingraf.

Më pas kanë shkuar edhe ambasadorët e tjerë të shteteve të BE-së.  Diplomatët kanë qenë tejet të angazhuar në këtë periudhë për të zgjidhur konfliktin e ri politik mes mazhorancës dhe opozitës, pas prishjes së Teatrit Kombëtar, si dhe me bojkotimin e negociatave për reformën zgjedhore.

Ambasadorja Kim ka pasur dy takime dhe gjate trë ditëve të kaluara dhe me kryeministrin Edi Rama për krizën politike. Diplomatja amerikane ka propozuar ndryshimin e sistemit zgjedhore.

Mësohet se në presidencë do të shkojnë edhe ambasadorët e tjerë të vendeve të BE-së, për të cilët do të diskutojnë për krizën politike, Këshillin Politik dhe qëndrimet më të fundit që presidenti ka mbajtur në lidhje me shembjen e Teatrit, duke e cilësuar si antikushtetuese dhe si provokim për demokracinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re