Ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe zëvendës Ambasadorja e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Leyla Moses-Ones zhvilluan një takim me prokurorin e ri të Përgjithshëm, Olsian Çela.

 

Takimi u zhvillua në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme ku të dy ambasadorët I uruan suksese kryeprokurorit. Dy ambasadorët vlerësuan procesin e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm dhe formimin e institucioneve të reja si hap mjaft i rëndësishëm në formimin e institucioneve të reja në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi.

 

E Ngarkuara me Punë Moses-Ones përsëriti mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Reformën në Drejtësi dhe rolin e rëndësishëm që institucionete prokurorisë luajnë në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe korrupsionit.

 

Nga ana e tij, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela duke vlerësuar asistencën e deritanishme të partnerëve ndërkombëtarshprehu vullnetin dhe gatishmërinë për bashkëpunim me të gjitha institucionet dhe misionet ndërkombëtare gjatë mandatit të tij 7-vjeçar. Gjithashtu, Prokurori i Përgjithshëm vlerësoi kontributin e mëtejshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Delegacionit të Bashkimit Europian si thelbësor në mirëfunksionimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë.

 

Më tej kryeprokurori priti në zyrën e tij edhe Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë Peter Zingraf, I cili po ashtu shprehu mbështetje dhe intesifikim të marrëdhënieve.

 

Ky ishte takimi i parë me përfaqësuesit më të lartë të diplomacisë në vend pas marrjes së detyrës nga Prokurori i Përgjithshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re