Ambasadori i SHBA në Beograd, Kyle Scott tha se  është i vetëdijshëm që Kosova është një “temë e ndjeshme”, por gjithashtu kujtoi se “politika amerikane për këtë nuk është një risi”.

“Fokusi duhet të mbetet në kërkim të një zgjidhje të plotë dhe të dyja palët kanë mbështetjen tonë të plotë në këtë. Unë jam i vetëdijshëm se kjo është një temë e ndjeshme, por politika e SHBA-së në raport me Kosovën nuk është e re”, ka shkruar në Tëitter Scott.

Ky reagim vjen pas deklaratës së tij “Kosova është një shtet sovran e jo një i ashtuquajtur shtet”, duke e sfiduar nëkëtë mënyrë qasjen e Beogradit ndaj Prishtinës.

“Ne kemi kontakte me ta si me çdo përfaqësues të një vendi në rajon”, vijoi arsyetimin e tij diplomati amerikan.

Ky qëndrim i ambasadorit amerikën në Beograd, vjen si përgjigje ndaj promovimit të idesë nga ana e qeverisë serbe, posaçërisht ministrit të Jashtëm Daçiç, se administrata Trump po i qaset ndryshe çështjes së Kosovës, me pretendimin se nuk e ka më të përkëdhelurën e saj.   

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re