Ambasadori britanik Duncan Norman deklaroi pa takimit në Këshillin Politik se palët duhet ta arrijnë konsensusin nesër. Arritja e marrëveshjes është thelbësore jo vetë për vendin por dhe për të ardhmen e tij në BE.

“Këshilli Politik u krijua në mënyrë që të përfundojë reformën zgjedhore dhe sot është bërë një përparim i mirë, por mbetet ende punë për të bërë. Është thelbësore që këtë ta përfundojnë nesër, jo vetëm që Shqipëria të vazhdojë rrugëtimin e saj drejt BE por edhe votuesit shqiptarë të kenë zgjedhje më të lira herën e ardhshme. Le të përfundojmë punën”, tha Norman.

Ndërkohë, ambasadorët e SHBA, BE, Britanisë dhe ODIHR, do të takohen sërish me përfaqësuesit e Këshillit Politik në orën 11:00.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re