Ambasadori britanik, Ruairi O’Connell këtë të mërkurë është takuar familjet e viktimave të masakrës së 22 majit 1999 në Vushtrri.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasadori O’Connell shkruan se duhet pranua atë se çfarë ka ndodhur në Kosovë.

 

Sipas tij çdo viktimë pa dallim nëse janë Shqiptarë, Serb, Roma, Ashkali, Boshnjak meritojnë drejtësi.

 

“Takova sot familjet e viktimave të masakrës së 22 Majit 1999 në Vushtrri. Çdo viktimë pa dallim nëse janë Shqiptarë, Serb, Roma, Ashkali, Boshnjak meritojnë drejtësi. Por më shumë se çdo gjë ata meritojnë që përjetimet e tyre te tregohen dhe të pranohen. Pajtimi fillon duke treguar dhe ndëgjuar të vërtetën. Ne duhet të kujtojmë dhe pranojmë atë se çka ka ndodhë në Kosovë. Unë isha i prekur me atë se çka më tha sot një grua që kishte humbur vëllaun: “Ne nuk dojmë hakmarrje. Ne dëshirojmë drejtësi, që kjo mos të ndodhë më kurrë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re