Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman i kërkoi partive politike në vend që t’i përmbahen marrëveshjes së 5 qershorit, e cila sipas tij u arrit me mjaft mund edhe nga ndërkombëtarët.

Gjatë një prononcimi nga Gjirokastra për gazetarët, Duncan tha ndërkombëtarët e mbështesin fuqimisht marrëveshjen e 5 qershorit për të cilën punuan për një kohë të gjatë, por u takon partive nëse ata duan të kalojnë përtej asaj marrëveshjeje dhe koha është e shkurtër ndaj është e rëndësishme të gjendet një marrëveshje sa më parë.

Po ashtu Dunkan theksoi se Britania e Madhe mbështet fort anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe reformat që ajo duhet të ndërmarrë.

“Jemi duke diskutuar mbi ndryshimet e lojës e nëse partitë politike janë dakord me këto ndryshime. Shqipëria ka një histori të gjatë rrugëtimi për gjetjen e konsensusit të reformës zgjedhore dhe shpresoj që në vijim të shohim këtë konsensus të realizohet. Do të doja që partitë të negocionin në mirëbesim. Ndërkombëtarët I mbështesin fuqimisht marrëveshjen e 5 qershorit për të cilën punuam për një kohë të gjatë por u takon partive nëse ata duan të kalojnë përtej asaj marrëveshjeje dhe koha është e shkurtër ndaj është e rëndësishme të gjendet një marrëveshje sa më parë.

Çdo vend ka një sistem të ndryshëm për zgjedhje dhe çdo sistem ka avantazhet dhe disavantazhet e veta. Nuk i takon një ambasadori të huaj dhe ndërkombëtarëve të thotë cili do të ishte sistemi me i përshtatshëm për Shqipërinë. Qeveria britanike punon fort me qeverinë shqiptare për të luftuar krimin e organizuar që vazhdon të jetë një sfidë e madhe dhe ajo që ndodh në dy vendet ndikon. Na duhet nje pune e përbashkët nëse duam ta luftojmë krimin e organizuar. Britania e mbështet fort anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe reformat që ajo duhet të ndërmarrë.

Për zgjidhje e këtyre probleme e rëndësishme është konsensusi mes palëve. Sidomos në rastin e Armenisë. Hapi i parë i rëndësishëm është ndalimi i luftimeve dhe një mënyrë për t’u ulur në tryezë diskutimi për të gjitha palët.”- tha Duncan.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re