Pas mbledhjes orë e orë me radhë të katërpërfaqësuesve të Këshillit Politik me ambasadoret Kim, Soreca dhe Norman foli edhe ambasadori I Britanisë së Madhe.

Duncan Norman tha mes të tjerash se në mbledhjen maratonë të kësaj të martë për reformen zgjedhore u bë një përparim I mirë ndonëse ka ende punë përpara sa ajo të mbyllet.

Kryediplomati anglez në Tiranë tha se reforma është e rëndësishme jo vetëm për anetaresimin në BE por edhe për ti dhënë mundësi shqiptarëve të votojnë të lirë.

DUNCAN NORMAN

AMBASADORI I BRITANISË SË MADHE

Këshilli politik u krijua për të përfunduar reformën zgjedhore dhe sot është bërë një përparim i mirë, por ka ende punë për të bërë. Është thelbësore që këtë ta përfundojnë nesër, jo vetëm që Shqipëria të vazhdojë rrugën e saj drejt BE por edhe votuesit shqiptar  të kenë zgjedhje të lira herës tjetër. Le të përfundojmë punën”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re