Ambasadori britanik Duncan Norman ishte në takimin me Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore. Në fjalën e tij para mediave tha se është bërë përparim i mirë në bisedimet e ditës së sotme, por kjo punë duhet përfunduar nesër.

“Këshilli Politik u krijua që të mbarojë Reformën Zgjedhore dhe sot është bërë një përparim i mirë por mbetet ende punë për të bërë. Është thelbësore që këtë ta përfundojmë nesër, jo vetëm që Shqipëria të vazhdojë rrugëtimin drejt BE por edhe që votuesit shqiptarë të kenë zgjedhje më të mira herën e ardhshme, kështu që le ta mbarojmë punën”, tha Norman.(A.M/Faxweb.al)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re