Sistemi zgjedhor danez i propozuar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim eshte nje nga opsionet e fundit te shtruara ne tryezen e reformes elektorale.

Vizion Plus kontaktoi me ambasadorin e Danimarkes ne Shqiperi Rene Dinesen, i cili u shpreh se ky system elektoral i perdorur ne vendin e tij eshte i komplikuar.

RENÉ DINESEN

AMBASADOR I DANIMARKES NE SHQIPERI

Ne jemi mjaft të lumtur me sistemin tonë elektoral disi të komplikuar në Danimarkë (D’Hondt). Në Danimarkë sigurisht që nuk kemi një patentë mbi këtë model,  pasi përdoret në shumë vende në të gjithë botën. Eshte referuar edhe si modeli Jefferson për shkak të sistemit të përdorur nga Shtëpia e Përfaqësuesve në SH.B.A.

Diplomati danez tha per Vizion Plus se nuk i ka keshilluar aktoret politike ne shqiperi ne lidhje me aplikimin e modelit zgjedhor te vendit te tij.

RENÉ DINESEN

AMBASADOR I DANIMARKES NE SHQIPERI

Nuk kam kompetencën për të vlerësuar nëse ky do të ishte sistemi më i mirë për Shqipërinë. Dhe pyetja është sigurisht një pyetje  politike për të cilën unë si ambasador nuk do të shpreh mendim mbi kete ceshtje, por me kënaqësi u lihet politikanëve shqiptarë dhe Parlamentit të vendosin. Prandaj nuk kam dhënë këshilla për aktorët politikë shqiptarë për mundësinë e përdorimit të një modeli zgjedhor ne Shqiperi të krahasueshem me atë të përdorur në Danimarkë.

Sistemi zgjedhor danez i jep përparësi partive të vogla përmes proporcionalit rajonal me korrektim kombëtar e me lista të hapura. Kjo do të thotë se nëse një kandidat për deputet është i renditur në fund të listës, por merr shumë vota, atëherë mund të fitojë mandatin.

Ky lloj sistemi përfshin dy lista për tu votuar. E para është lista e hapur ku mund të votohet preferencialisht kandidati për deputet, ndërsa lista e dytë është ajo e mbyllur kombëtare ku votohet partia respektive.

Që një parti të hyjë në Parlamentin e Danimarkës i mjafton që të sigurojë 2% të votave në rang kombëtar. Ky prag i ulët, ndihmon partitë e vogla apo partitë e reja që të hyjnë në Parlament dhe thyen dominimin e ‘partive të vjetra’./ Vizion Plus

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re