Ambasadori gjerman, Christian Heldt, me rastin e Ditës së Evropës është shprehur se lidërët e Kosovës nuk duhet që të bëjnë deklarata të nxituara në lidhje me liberalizimin e vizave, pasi  nuk dihet se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave.

 

Gjatë vizitës së tij në Drenas, Heldt ka thënë se nuk dihet se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave, por që liberalizimi duhet të ndodhë.

 

“Ajo çka duamë të bëjmë për Kosovën është që duam ta anëtarësojmë në BE, ne nuk e dimë kur do të ndodhë liberalizimi, por do të ndodhë dhe duhet të ndodhë. E di që ka shumë nxënëse që shkojnë në Gjermani, që shkojnë të njihen me bashkëmoshatar, por edhe nga Gjermania që vijnë këtu”.

 

Heldt po ashtu ka thënë se e gjithë Gjermania po bënë shumë që Kosova të jetë pjesë e Bashkimit Evropian së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re