
Ambasadori i Republikës Federale Gjermane, Karl Bergner është takuar me kreun e SPAK, Klodian Braho.
Siç theksohet në një postim të Ambasadës Gjermane në rrjetet sociale, forcimi dhe sundimi i ligjit është kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Sipas ambasadës, Gjermania do të vazhdojë të angazhohet intensivisht për të mundësuar luftën efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Postimi i Ambasadës gjermane në Tiranë:
“Ambasadori Bergner shkëmbeu mendime sot me kreun e SPAK, Braho, për forcimin e sundimit të ligjit. Ky është një kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, të cilin Gjermania e mbështet fuqishëm politikisht dhe financiarisht.
Gjermania do të vazhdojë të angazhohet intensivisht për të ruajtur progresin e arritur në vitet e fundit dhe për të mundësuar luftën efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.



