Skip to content

Ambasadori gjerman: Të zgjatet mandati i organeve të Vettingut! Qeveria dhe opozita kanë përgjegjësi të përbashkët për të rritur sundimin e ligjit

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf mbështet zgjatjen e afatit të organeve të vettingut.

Në një deklaratë të publikuar nga ambasada, kryediplomati gjerman thekson se everia dhe opozita kanë përgjegjësi të përbashkët për të rritur sundimin e ligjit.

“Procesi i reformave në sektorin e drejtësisë është vendimtar për aspiratat e Shqipërisë lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Verifikimi i gjykatësve dhe prokurorëve është një element kyç në këtë kontekst.

Ndaj për vendin është shumë e rëndësishme që mandati i institucioneve të pavarura dhe përgjegjëse të vetingut, i cili përfundon në qershor, të zgjatet, në mënyrë që procesi i verifikimit të përmbyllet sa më shpejt.

Qeveria dhe opozita kanë përgjegjësinë e përbashkët për të rritur sundimin e ligjit duke u mundësuar kështu qytetareve dhe qytëtarëve shqiptarë të ecin më tej në rrugën drejt Bashkimit Evropian.“ shkruan ambasadori.