Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ka zhvilluar një takim më presidentin Bajram Begaj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ambasada e BE-së në Tiranë përmes një njoftimi në rrjetin social “X”, ku thuhet se integrimi i Shqipërisë ishte tema kryesore e diskutimeve.

Gjithashtu bëhet me dije se Soreca inkurajoi Shqipërinë të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes të BE-së, dhe përgëzoi rolin e Shqipërisë si një lojtar konstruktiv rajonal.

“Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, u takua sot me Presidentin Bajram Begaj në një moment kyç për zgjerimin e BE-së dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Soreca inkurajoi Shqipërinë të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes të BE-së, dhe përgëzoi rolin e Shqipërisë si një lojtar konstruktiv rajonal. Së bashku me Shqipërinë, ne vazhdojmë rrugëtimin drejt një Evrope më të qëndrueshme, më të sigurt dhe më të begatë”, thuhet në njoftim.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re