Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca, fundjavën ka zgjedhur që ta  kalojë larg zhurmës së kryeqytetit duke u zhvendosur në kanionet e Osumit për të njohur bukuritë shqiptare.

Përmes një postimi i profilin e tij, diplomati i BE-së, shkruan se kanionet janë një thesar i çmuar që duhet të mbrohen.

“Marshimi në kanionin e Osumit është një përvojë e mahnitshme. Shumë falenderime për Albania Rafting Group dhe për promovimin e vizitave në këtë thesar shqiptar. Kjo dhe bukuri të tjera natyrore në Shqipëri duhet të mbrohen përmes turizmit të qëndrueshëm natyror, si dhe ruajtjes së mjedisit”.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re