Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, takimin e parë pas emërimit në këtë post, e ka zhvilluar me kryeministrin Edi Rama.

Silvio Gonzato shprehet se me Ramën kanë diskutuar për hapat e ardhshëm të Shqipërisë në procesin e integrimit në BE.

“Takimi im i parë me Kryeministrin Edi Rama! Ne folëm për hapat e ardhshëm të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit në BE dhe se si unë dhe ekipi im mund ta shoqërojmë vendin në këtë rrugëtim sfidues, por premtues”, shkruan ai.

 

My first meeting with Prime Minister @ediramaal! We talked about Albania’s🇦🇱 next steps in its EU🇪🇺 integration process and how me and my team can accompany the country along this challenging but promising journey. pic.twitter.com/M7SMCD8q0P

— Silvio Gonzato (@EUAmbAL) December 11, 2023

Kujtojmë se Gonzato me 30 nëntor është emëruar zyrtarisht ambasador.

Gonzato ka shërbyer më parë si Zëvendës Ambasador i Delegacionit të BE-së në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.

Ai ka shërbyer më parë si Drejtor për marrëdhëniet ndërinstitucionale, koordinimin e politikave dhe diplomacinë publike në EEAS.

Më parë kreu i delegacionit të BE në vendin tonë ka qenë Christiane Hohmann, e cila u largua per te risjellë sërish në vendin tonë Luigi Soreca-n.

Ky i fundit qëndroi për një periudhë tre mujore. Soreca u largua përfundimisht nga Shqipëria më 15 nëntor të këtij viti.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re