Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, thotë se ka zhvilluar një takim me drejtuesin e Prokurorisë Speciale, Arben Kraja dhe me shefen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj.

Soreca thotë se kishte diskutuar me dy drejtuesit e institucioneve në fjalë për funksionimin e plotë të BKH-së si një nga elementët kryesor të reformës në drejtësi.

“U takova me shefin e Prokurorisë Speciale dhe drejtoren e BKH-së, Aida Hajnaj. Diskutuam për arritjet e deritanishme të SPAK dhe procesin transparent të rekrutimit për hetuesit e BKH-së. Është e rëndësishme të vazhdohet kjo punë me të njëjtin intensitet dhe angazhim, duke pasur parasysh pritjet e mëdha për SPAK për të vazhduar dhënien e rezultateve.

Theksova rëndësinë e ecjes përpara në trajnimin dhe emërimin e shpejtë të hetuesve. Gjithashtu, ritheksoj se Bashkimit Evropian është i gatshëm të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe ndihmë të plotë për SPAK si një nga elementët kryesor të reformës së drejtësisë në Shqipëri”, shkruan ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re