Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka zhvilluar një takim me Kryetaren e Komisionit të Çështjeve Ligjore, Klotilda Bushka dhe Zëvendëskryetaren Dhurata Çupi.

Gonzato ka zbardhur nëpërmjet një reagimi në “X”, diskutimet mes tyre, ndërsa thekson se kanë rënë dakord për rëndësinë dhe sigurimin që të gjitha projektligjet e shqyrtuara nga Kuvendi të jenë në përputhje me legjislacionin dhe standardet e BE-së.

Ndër të tjera, ambasadori shprehet se parlamenti i Shqipërisë duhet të gati për sfidën e negociatave të anëtarësimit në BE.

Reagimi i plotë i Silvio Gonzato

Ndërsa Shqipëria ecën përpara në procesin e integrimit në BE, Komisioni i Çështjeve Ligjore luan një rol të rëndësishëm.

Në takimin tim të djeshëm me Kryetaren Klotilda Bushka dhe Zëvendëskryetaren Dhurata Çupi, ramë dakord për rëndësinë që të sigurohet që të gjitha projektligjet e shqyrtuara nga Kuvendi janë në përputhje me legjislacionin dhe standardet e BE-së.

Ne theksuam gjithashtu nevojën për ta bërë parlamentin e Shqipërisë gati për sfidën e negociatave të anëtarësimit në BE.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re