Skip to content

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri shkon në SPAK, takim me Klodian Brahon

Capture 23

Ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Gabriel Cremades po zhvillon një takim me kreun e SPAK, Klodian Braho.

Siç shihet nga pamjet, makina diplomatike është futur në hyrje të godinës së Prokurorisë Antikorrupsion.

Deri më tani nuk dihet arsyeja e takimit, ndërkohë që më herët homologë të tij kanë zhvilluar takim me kreun e SPAK, Klodian Braho.