Vsevolod Chentsov, kreu i misionit të Ukrainës në BE, tha se lufta e Rusisë kishte bashkuar Kievin me bllokun, duke i dhënë fund asaj që ai e quajti një “gabim” nëse vendi i tij mund t’i përkiste bashkimit, sipas The Guardian.

 

Duke folur për Guardian përpara një samitit të BE-së të enjten, ai tha se për shumë vite Ukraina ishte parë si një urë ose një shtet mbrojtës dhe jo një anëtar i mundshëm. Një vendim për statusin e kandidatit do të nxjerrë në pah këtë paqartësi, se çfarë është Ukraina për BE-në: “Nëse po ndërtojmë një shtëpi të përbashkët apo jo… Mendoj se tani më në fund ka qartësi”.

 

Udhëheqësit e BE-së do të vendosin të enjten nëse do t’i japin Ukrainës statusin e kandidatit, pas një rekomandimi pozitiv nga Komisioni Europian të premten e kaluar.

 

 

Pritshmëritë janë rritur pasi katër liderë të BE-së, përfshirë Francën dhe Gjermaninë vizituan Kievin javën e kaluar në shenjë mbështetjeje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re