Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov gjatë një interviste për “Fax News” ka folur për luftën, gjenocidin dhe bllokimin e doganave ukrainase prej agresionit rus.

Gjatë fjalës së tij, Shkurov theksoi se gjithçka po zhvillohet në fushëbeteje dhe nuk ka negociata mes dy vendeve. Gjithashtu Shkurov nënvizoi faktin që prodhimi i drithërave dhe grurit dhe eksportimi është një problem tjetër i shkaktuar nga Rusia.

“Situata mbetet e vështirë, sigurisht luftimet vazhdojnë në lindje të Ukrainës dhe sot po vendoset fati i Dombasit. Me këto armë nuk është e mjaftueshme në Ukrainë por ushtria ukrainase po vijon të qëndrojë shumë e guximshme. Sipas të dhënave të Zelenskit janë 20% e territorit të Ukrainës që është zaptuar nga ushtria ruse.

Rrezikshmëri për pushtimin e plotë të Ukrainës mbetet real, por ato vende që janë nën pushtimin rus ata po përpiqen të krijojnë qëndrueshmëri. Duhet të them që vazhdojnë rastet e tilla të torturës, përdhunimi ndaj popullatës civile, këto janë raste gjenocidi të Rusisë. Janë disa vende ku po bëhen përpjekjet për të vendosur rrënjët ruse. Saqë reziston popul;lata në këto zona të cilat po presin clirimin nga ushtria ukrainase.

Gjenocidi duhet të vendoset nga gjykata ndërkombëtare. Negociatat nuk po vazhdojnë në formatin që presin dhe nuk kanë përparim të dukshëm por kanë të bëjnë vetëm me shkëmbimin e të burgosurve. Për momentin nuk po flitet për armëpushim. Gjithçka po zhvillohet në fushëbeteje dhe nuk flitet për negociata mes dy vendeve.

Kriza ushqimore, mungesa e drithërave – Cështja për sigurinë ushqimore ekziston problemi, prodhimi i drithërave dhe grurit vijon në Ukrainë, dhe mbi 20 ton grurë është bllokuar në portet dhe uk mund të eksportohen, po vijohen bisedime për të vijuar korridore për të nxjerr grurtin e cila përbën rrezikshmëri në sigurinë ushqimore. Portet kanë kapacitetet të kufizuara por janë funksionale për eksportin e disa produkteve tona”, u shpreh Shkurov.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re