Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, ambasadori Beqir Ismaili, mori pjesë në inaugurimin e Këshillit Botëror për Tolerancë dhe Paqe në Maltë, shkruan .
Gjatë këtij aktiviteti ambasadori Ismaili, ka takuar një numër të personaliteteve nga rajoni dhe bota. Në veçanti ka takuar presidentin e Këshillit Botëror për Tolerancë dhe Paqe, ku u bisedua për një bashkëpunim të mundshëm në mes të këtij Këshilli dhe Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës. Gjatë këtij takimi, z. Jarwan shprehi gatishmërinë e tij rreth lobimit për çështjen e Republikës së Kosovës përgjatë aktiviteteve që do të mbahen në kuadër të Këshillit.
Gjithashtu, gjatë kësaj konference, ambasadori Ismaili është takuar edhe me përfaqësuesin e Sheikh al-Hazarit, Prof. Dr. Kemal Boraika, ku është diskutuar për forcimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Egjiptit.
Po ashtu, gjatë konferencës, ambasadori Ismaili, ka takuar senatorin amerikan dhe atë britanik. //.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re