Ambasadori Idrizs Konjari thotë se Kina do e shfrytëzojë luftën në Ukrainë për interesat e saj në Tajvan.

Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Konjari u shpreh se në planin e paqes me 12 pika të propozuar nga Kina, nuk përmendet integriteti territorial i Ukrainës.

“Meqenëse jemi te Ukraina, çështja që shtoi Rusia, është një çështje nuk qëndron. Ukraina ka qenë pjesë e diskutimeve dhe takimeve që bëheshin në NATO. Rusia këtë e ka ditur me kohë. Ajo që është interesante, është që Kina do ta shfrytëzojë elementin e integritetit territorial për interesat e saj në Tajvan. Po të shikosh pozicionin, plani i paqes i Kinës, për mua është pozicioni i Kinës. E vetmja gjë që nuk është në tavolinë, pra nuk është në atë letër, është që nuk përmendet integriteti territorial i Ukrainës. Pra, nuk flitet për territoret e pushtuara sot nga Rusia”, theksoi ai./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re