Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Phillip S.Kosnett ka uruar qytetarët e Kosovës për 11-vjetorin e pavarësisë, ku ka theksuar se tri nga prioritet për qytetarët e Kosovës janë paqja, drejtësia dhe prosperiteti.

 

Përmes një video-mesazhi të publikuar në llogarinë zyrtare të ambasadës në Facebook, Kosnett ka thënë se për arritjen e paqes është e nevojshme arritja e marrëveshjes me Serbinë, që në thelb duhet të ketë njohjen e ndërsjellë.

 

“Arritja e paqes kërkon një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, që në thelb duhet të ketë njohjen e ndërsjellë. Arritja e drejtësisë do të thotë ndërmarrja e veprimeve konkrete për të ndërtuar sundim të ligjit dhe luftën e korrupsionit në të gjitha nivelet. Dhe ndërtimi i prosperitetit do të thotë përpjekje më të më të mëdha që do të inkurajonin investime ndërkombëtare dhe zhvillim ekonomik. Sigurimi i së ardhmes kërkon lidership të pjekur politik dhe angazhimin e qytetarëve dhe një përkushtim për të ofruar mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët, pavarësisht gjinisë, fesë apo etnisë. Jam i bindur se qytetarët e Kosovës janë të përgatitur për sfidat që i presin. Shtetet e Bashkuara do të jenë përkrah jush”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re