Sot, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, dhe këshilltarin e tij, Artur Bushati.

Në njoftim e Kryeministrisë thuhet se ambasadori Minxhozi e uroi kryeministrin Kurti për marrjen e detyrës dhe shprehu gatishmërinë e përkushtimin e tij për të bashkëpunuar me Qeverinë e re për t’i forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

Ai i dorëzoi kryeministrit Kurti letrën e urimit të kryeministrit Rama si dhe një shishe verë dhuratë për ditëlindje.

Kryeministri Kurti e falënderoi atë për vizitën dhe konfirmoi se do të punojnë së bashku që t’i heqin pengesat që ekzistojnë mes Kosovës dhe Shqipërisë për të përmirësuar zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.

Avancimi i raportit Kosovë – Shqipëri me përfitime bilaterale mund të bëhet model bashkëpunimi për rajonin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re