Me orët e numëruara në Kosovë, ambasadori amerikan Greg Delawie, ka përcjellë një mesazh të fundit në rrjete, duke thumbuar fort politikën kosovare.

Në titull-nisjen e mesazhit “Vërejtjet e mia”, njeriu që përfaqsoi politikën e Uashingtonit në Prishtinë, duke u ballafaquar me jo pak kokëçarje në raportet me eksponentë të politikës kosovare, Delawie shkruan:

“Vërejtjet e mia të fundit: Kosova do të ketë sukses si shtet dhe ne të gjithë duam që ajo të jetë më e vendosur në angazhimin dhe udhëheqjen e sundimit të ligjit. Ata zyrtarë që vendosin interesat e tyre para qytetarëve janë një goditje vdekjeprurëse për zemrën e vendit të tyre”, shprehet Delawie.

Ai qe ndër ambasadorët më aktivë në Kosovë, dhe për këtë riskoi duke u urryer nga një pjesë, siç me Donald Lu-në në Tiranë.  

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re