Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzya beson se marrëdhëniet e Moskës dhe Uashingtonit janë “praktikisht jo-ekzistente” e shtoi se ato “janë të këqia jo vetëm për të dy vendet, por edhe për botën”, raportoi AP.

Sipas fjalëve të tij, ka pak shanse për të përmirësuar marrëdhënien e dy pushteteve.

Duke folur për gazetarët në Nju Jork, ai tha se administrata e Presidentit Trump duhet t’i ofrojë Koresë së Veriut “disa stimuj” për të vazhduar denuklearizimin e Gadishullit Korean.

Ai gjithashtu beson se situata në atë pjesë të botës është aktualisht “në të njëjtën gjendje shpirtërore”, raporton AP.

Ndërsa duke folur për Iranin, Nebenzya tha se ishte i shqetësuar në lidhje me strategjinë e ardhshme të SHBA nëse sanksionet ndaj vendit nuk çojnë në ndryshime të sjelljejes që dëshiron administrata e Trump.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re