Skip to content

Ambasadori rus në OKB: Tani në Gaza duhet të ndalet dhuna

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya tha se në Gaza tani duhet të ndalet dhuna dhe se është herët për të folur për të ardhmen.

Në pyetjen për deklaratën e sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken se “Më në fund ka nevojë për një administratë që bashkon Bregun Perëndimor dhe Gazën dhe ashtu siç kemi thënë më parë për një shtet palestinez”, ambasadori rus Nebenzya u përgjigj: “Në fakt këtë pyetje ia bëni personit të gabuar”.

– “Tani koha për të ndalur dhunën”

“Tani nuk është koha për të folur për të ardhmen e Gazës. Tani është koha për të ndalur dhunën dhe për të shpëtuar jetën e civilëve që po vriten në përmasa masive”, tha Nebenzya.

“Duhet të shpëtojmë situatën aktuale”, tha ai duke shtuar se ende është herët të flitet për të ardhmen.

Lidhur me pyetjen nëse ka apo jo ndonjë situatë për të marrë vendim lidhur me Gazën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Nebenzya tha: “Ka disa zhvillime në sfond, por nuk jam në situatën që mund t’i ndaj këto”.
Burimi: AA