Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, deklaroi se ka akoma shanse për arritje të zgjidhjes së përhershme mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Në fjalën e tij Scott theksoi se marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës, ka një rëndësi të veçantë pasi sipas tij, ajo siguron paqen dhe stabilitetin e Ballkanit.

 

“Mendoj që një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është ende e mundur, dhe shpresoj që liderët e regjionit do të shkojnë më tutje në këtë drejtim sepse kemi një mundësi të mirë që të ndërtojmë një regjion të bazuar në paqe, stabilitet dhe prosperitet”.

 

Ndër të tjera ambasadori nuk përjashtoi as mundësinë e bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Rusisë në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje të qëndrueshme mes Prishtinës dhe Beogradit.

 

Sipas tij, Rusia dhe SHBA-të kanë mospajtime mirëpo të dy vendet janë të gatshme të bashkëpunojnë për interesa të përbashkëta.

 

Gjithashtu Scott  u pyet edhe për qëndrimin e SHBA-ve për idenë e korrigjimit të kufijve, apo atë të ndryshimit të tyre, për të cilën tha se ky është një proces i hapur dhe se më e rëndësishmja është që të arrihet një marrëveshje mes palëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re