Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca është shorehur se duket shumë optimist për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
 
Në një fjalim para studentëve, Soreca deklaroi se Shqipëria dhe Bashkimi Europian janë më afër se kurrë por nga ana tjetër ka theksuar nevojën e dialogut ndërpartiak.
 
“Rruga për BE e Shqipërisë është vendosur. Shqipëria dhe Europa janë sot më afër se kurrë. Por është jetike që Shqipëria të qëndrojë e fokusuar në prioritetet kyçe dhe reformat. Dialogu ndërpartiak është jetik në interes të gjithë qytetarëve shqiptarë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re