Skip to content

Ambasadori turk në Tiranë: Turqia kërkon ta shohë Shqipërinë në BE

Edhe pse vendi i tij ka marrëdhënie jo të ngrohta me Brukselin, ambasadori turk në Tiranë, Ahmet Yoruk, tha se Turqia kërkon ta shohë Shqipërinë në BE.

“Ne mendojmë se një Shqipëri anëtare e Bashkimit Europian, më e fuqishme në aspektin ekonomik dhe politik, do të jetë në të mirë të Turqisë, Ballkanit dhe të Europës”, tha përfaqsuesi kryesor diplomatik i Ankarasë në Tiranë, gjatë një interviste për ATSH-në. Në gjykimin e tij, Shqipëria ka rol kyç në paqen dhe stabilitetin e rajonit

“Turqia mendon se integrimi i të gjithë vendeve të rajonit në institucionet europiane dhe euro-atlantike është një domosdoshmëri për sigurimin e një paqeje të qëndrueshme dhe të stabilitetit në rajon”, shtoi z. Yoruk.