Skip to content

Ambasadori ukrainas: Jemi shumë mirënjohës për të gjithë mbështetjen që marrim nga bota

Duke e cilësuar si “dramatik” aspektin humanitar të situatës aktuale në Ukrainë, ambasadori ukrainas në Turqi, Vasyl Bodnar, ka falënderuar të gjitha vendet për mbështetjen e tyre ndaj popullit ukrainas.

Në një prononcim për Anadolu Agency (AA), Bodnar tha se numri i personave që kalojnë kufirin nga Ukraina ka kaluar 500 mijë dhe se shumica prej tyre kërkojnë një vend si refugjatë.

“Kështu që ne si botë duhet të bëjmë gjithçka të mundur për të ndaluar këtë gjakderdhje, por jo me të në kurriz të Ukrainës”, theksoi Bodnar.

Duke i cilësuar radhët e gjatë në kufi si “problem më të madh” për shkak të kapaciteteve të pamjaftueshme në pikat e kalimit kufitar, Bodnar tha se ka shumë grupe dhe njerëz që ndihmojnë.

“Vendet fqinje, ata kanë strehim dhe trajtim të mirë. Ne jemi shumë mirënjohës për gjithë këtë mbështetje që marrim nga fqinjët tanë dhe nga vendet e tjera”, tha ai, duke shtuar mbështetjen e Agjencinë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të drejtuar nga shteti i Turqisë.

Duke përmendur edhe ndihmën humanitare në Turqi për Ambasadën e Ukrainës, Bodnar theksoi se ata janë mirënjohës për ndihmën e qytetarëve turq. Ai po ashtu shtoi se ka edhe ndihmë të madhe humanitare nga qytete të ndryshme.

“Bota duhet të bëjë gjithçka të mundur për të ndaluar këtë gjakderdhje”

Duke përmendur sulmet në qytete dhe rritjen e viktimave, ambasadori ukrainas i bëri thirrje botës që të bëjë gjithçka të mundur për të ndaluar gjakderdhjen në vend.

Ai tha se beson se objektivat kryesore të Rusisë janë marrja e kontrollit të Kievit dhe ndryshimi i presidentit. Ai theksoi se kombi ukrainas “do të vazhdojë të mbrojë vendin e tij”.

Duke përmendur sulmet e fundit ruse në qytetin Kharkiv, Bodnar tha se civilët janë të frikësuar, jetët janë në rrezik, por se ukrainasit janë të motivuar dhe vazhdojnë rezistencën e tyre.

“Pavarësisht epërsisë së rusëve në raketa dhe në ajër, ata humbën shumë gjëra dhe nuk morën atë që ju duhej të marrin. Dua të them, qytetet e mëdha akoma janë nën kontrollin e Ukrainës dhe besoj se do të mbeten në kontroll”, tha Bodnar.
logo
logo
×
BOTA

Ambasadori ukrainas: Jemi shumë mirënjohës për të gjithë mbështetjen që marrim nga bota
Bodnar tha se numri i personave që kalojnë kufirin nga Ukraina ka kaluar 500 mijë dhe se shumica prej tyre kërkojnë një vend si refugjatë
Burak Bir |
02.03.2022
Ambasadori ukrainas: Jemi shumë mirënjohës për të gjithë mbështetjen që marrim nga botaFoto: Hakan Nural/AA

Ankara
Duke e cilësuar si “dramatik” aspektin humanitar të situatës aktuale në Ukrainë, ambasadori ukrainas në Turqi, Vasyl Bodnar, ka falënderuar të gjitha vendet për mbështetjen e tyre ndaj popullit ukrainas.

Në një prononcim për Anadolu Agency (AA), Bodnar tha se numri i personave që kalojnë kufirin nga Ukraina ka kaluar 500 mijë dhe se shumica prej tyre kërkojnë një vend si refugjatë.

“Kështu që ne si botë duhet të bëjmë gjithçka të mundur për të ndaluar këtë gjakderdhje, por jo me të në kurriz të Ukrainës”, theksoi Bodnar.

Duke i cilësuar radhët e gjatë në kufi si “problem më të madh” për shkak të kapaciteteve të pamjaftueshme në pikat e kalimit kufitar, Bodnar tha se ka shumë grupe dhe njerëz që ndihmojnë.

“Vendet fqinje, ata kanë strehim dhe trajtim të mirë. Ne jemi shumë mirënjohës për gjithë këtë mbështetje që marrim nga fqinjët tanë dhe nga vendet e tjera”, tha ai, duke shtuar mbështetjen e Agjencinë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) të drejtuar nga shteti i Turqisë.

Duke përmendur edhe ndihmën humanitare në Turqi për Ambasadën e Ukrainës, Bodnar theksoi se ata janë mirënjohës për ndihmën e qytetarëve turq. Ai po ashtu shtoi se ka edhe ndihmë të madhe humanitare nga qytete të ndryshme.

“Bota duhet të bëjë gjithçka të mundur për të ndaluar këtë gjakderdhje”

Duke përmendur sulmet në qytete dhe rritjen e viktimave, ambasadori ukrainas i bëri thirrje botës që të bëjë gjithçka të mundur për të ndaluar gjakderdhjen në vend.

Ai tha se beson se objektivat kryesore të Rusisë janë marrja e kontrollit të Kievit dhe ndryshimi i presidentit. Ai theksoi se kombi ukrainas “do të vazhdojë të mbrojë vendin e tij”.

Duke përmendur sulmet e fundit ruse në qytetin Kharkiv, Bodnar tha se civilët janë të frikësuar, jetët janë në rrezik, por se ukrainasit janë të motivuar dhe vazhdojnë rezistencën e tyre.

“Pavarësisht epërsisë së rusëve në raketa dhe në ajër, ata humbën shumë gjëra dhe nuk morën atë që ju duhej të marrin. Dua të them, qytetet e mëdha akoma janë nën kontrollin e Ukrainës dhe besoj se do të mbeten në kontroll”, tha Bodnar.

Duke theksuar se Rusia “nuk ishte e përgatitur mirë”, Bodnar theksoi se ata besonin se do të vijnë dhe “të gjithë do të takohen me lule, por tani edhe gjyshet kanë armë”.

Duke theksuar sistemin e “vetëmbrojtjes” që, siç theksoi ai, u krijua pak para luftës, Bodnar tha se potenciali i rezistencës dhe motivimi i njerëzve luan rol në parandalimin e asaj që Rusia donte ta arrijë që nga dita e parë e luftës.

“Edhe në qytetet që marrin nën kontroll ka protesta të njerëzve të thjeshtë. Ne themi se ju jeni okupatorë, nuk jeni të mirëpritur këtu, largohuni nga këtu. Ne nuk po ju vrasim, por nuk ju mirëpresim”, shtoi ai.

Më tej, ambasadori ukrainas tha se Rusia po përpiqet të pushtojë qytete të mëdha si Kievi, Odesa, Kherson, Nikolayev, Kharkiv dhe Mariupol, por theksoi se “nuk ia kanë dalë deri më sot”.

“Ata thjeshtë shkatërrojnë shumë gjëra, por në shumë adresa ato u zmbrapsën dhe u shkatërruan”, shtoi ai.

“Aplikimi për anëtarësim në BE jep një fije shprese”

Vendimi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE), sipas ambasadorit Bodnar është një zhvillim që i jep vendit “një fije shprese”.

Duke theksuar se Rusia ka humbur më shumë se 5.500 trupa, Bodnar tha se kjo është një “tragjedi e madhe” për të gjithë Rusinë.

Që nga fillimi i luftës midis Rusi-Ukrainë, Moska është pritur me dënime nga komuniteti ndërkombëtar, me BE-në, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në që po zbatojnë një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Rusisë.

Sipas shifrave të Kombeve të Bashkuara (OKB), të paktën 136 civilë, përfshirë 13 fëmijë, janë vrarë dhe afër 400 të tjerë, përfshirë 26 fëmijë, janë plagosur në Ukrainë.

Agjencia e OKB-së për Refugjatë (UNHCR) njoftoi se rreth 660 mijë njerëz janë larguar nga Ukraina në vendet fqinje.