Politologu, Andri  Nurellari teksa po diskutohej për samitin për Ukrainën që u mbajt ditën e sotme (28 shkurt) në Tiranë, përmendi faktin se ndryshe nga vendet e tjera që nuk e njohin Kosovën, Ukraina nuk njeh as dokumentet e saj.

I ftuar në “Open” në News24, Nurellari tha se shtetasit kosovarë nuk mund të udhëtojnë dot drejt Ukrainës dhe shton se Shqipëria i ka një borxh moral që të paktën të kishte marrë  si këmbim një ndryshim qëndrimi të paktën për njohjen e dokumentave.

“Para pak ditësh, ambasadori ukrainas në Serbi ka bërë një deklaratë të fortë kundër njohjes së Kosovës. Është e turpshme që qytetarët e Kosovës nuk mund të shkojnë në Ukrainë me asnjë lloj dokumenti.

Shqipëria i ka një borxh moral që të paktën të kishte marrë si këmbim një ndryshim qëndrimi të paktën me njohjen e dokumenteve”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re