Skip to content

Ambasadori ukrainas pas takimit me Metën: Ndër të parët që mbështetët Ukrainën, ju shpreh falënderimet e presidentit Zelenesky

WhatsApp Image 2022 02 28 at 13.52.46 675x450 1

Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Presidentin Ilir Meta. Përmes një deklarate për mediat,  ambasadori i Ukrainës ka shprehur falenderimin për të gjithë mbështetjen nga vendi jonë ndaj Ukrainës.

“Si ambasador i Ukrainës në Shqipëri dhe përpara nisjes së konfliktit kam ndjerë mbështetjen e zotit Ilir Meta. Edhe pas shpërthimit të konfliktit presidenti ka qenë ndër të parë që ka shprehur mbështetjen e tij.

Sot gjatë takimit tonë kam mundur të shpreh për falenderimet e presidentit Zelensky ndaj presidentit Meta.

Në këtë mënyrë kam përcjellë dhe fjalitë falenderuese nga i gjithë populli i Ukrainës”, tha ambasadori Shkurov.