Ambasadorja e SHBA në OKB, Nikki Haley u ndje në siklet nga një reagim i paparashikuar i një grupi studentësh, teksa ajo po fliste para tyre në një auditor në Universitetin e Hjustonit. Duke folur për një sërë temash, përfshirë dhe politikën e jashtme të vendit të saj, papritmas u dëgjuan thurrje që e akuzonin si mbështetëse të një genocodi kundër palestinezëve

“Nikki Haley, ju i keni duart me gjak. Ju vazhdoni të mbështesni një gjenocid ndaj një populli të pafajshëm. Ju jeni bashkëpunëtore e  terroristëve dhe kolonizatorëve”, thërriste një student i mbështetur dhe nga të tjerë.

“Nikki, Nikki nuk mund të të shohë ty në një zbavitje vrastare!”, ishte një tjetër klithmë ndaj ambasadores.

“Nikki Haley ka qenë bashkëfajtorë në gjenocidin e palestinezëve”, tha Mariam Zaidi, një student.

“Ne po përdorim lirinë tonë të fjalës për të protestuar kundër keqbërjeve të saj”, shtoi Zaidi.

Ky reagim vjen nga masakra më e fundit në Gaza ku u vranë mbi 60 palestinezë e rreth 3 mijë të tjerë u plagosën, ditën e zhvendosjes së ambasadës amerikane në Jerusalem.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re