Skip to content

Ambasadorja amerikane takim dy-orësh me ministren e Drejtësisë: Zonja Gjonaj mos bëni pas, vazhdoni me të njëjtin kurs!

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, ka zhvilluar nje takim me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Euronews Albania u interesua pranë ambasadës së SHBA në Tiranë, e cila e konfirmoi takimin në fjalë.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim konfirmoi se kishte zhvilluar një takim dy-orësh me ministren Gjonaj.

Diplomatja amerikane pohoi se e kishte nxitur ministen Gjonaj të vazhdonte të njëjtin kurs të reformës në drejtësi.

Kujtojmë se Gjonaj ka qenë në shënjestër të sulmeve të opozitës dhe Ilir Metës, sulmet këto që u përdorin si shkak edhe për tubimin e 2 marsit.