Ambasadorja amerikane Yuri Kim ditën e djeshme është takuar me Ministrin e Shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj por ajo që vihet re në postimin në rrjetet sociale janë komentet e profileve të cilat në shumicën e tyre shprehen kundër këtij takimi.

“Ambasadorja Kim u takua me Ministrin për Rindërtimin Arben Ahmetaj më 13 shkurt. Ata diskutuan rëndësinë e përdorimit me efikasitet të burimeve në ndihmë të atyre që u prekën nga tërmeti tragjik i nëntorit.

Ambasadorja nënvizoi përgjegjësinë e qeverisë për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie për fondet e përdorura për rindërtim”-thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Nga llojet e komenteve duket që ka një pakënaqësi ndaj ish-ministrit të financave për këtë takim me ambasadoren e re të SHBA-së në Tiranë.

“Ahmetaj është hajduti më i madh i historisë” apo “me super hajdutin” janë disa nga komentet me të cilat persona të ndryshëm kanë shprehur kundërshtinë me cilësime negative për takimin e ambasadores.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re