Presidenti Ilir Meta i ftuar në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, menjëherë pas manifestimit mbarëkombëtar të mbajtur në mbrëmje, ka komentuar fillimisht deklaratën e ambasadores amerikane, Yuri Kim, e cila u shpreh e habitur menjëherë pas manifestimit, për flamurin amerikan pas shpinës së Metës.

Peka: Hera e parë që një President thërret një tubim. Që kemi një masivitet të tillë jo partiak dhe për habi ka reaguar ambasadorja amerikane që është distancuar nga ky manifestim.

Meta: Nuk e di se për çfarë deklarate bëhet fjalë, se nuk kam pasur kohë të ndjek se kam pasur në selinë e presidencës shumë personalitete që ndoqën këtë manifestim

Siç ishte Ledi Bianku që la punën e tij për të dhënë mesazhin e tij. Po kështu edhe shumë shqiptaro-amerikanë me flamurin amerikan. S’kam pas kohë të merrem me asnjë lajm.

Peka: Hera e parë që një ambasadore amerikane shpreh habinë se si ka flamuj amerikanë.

Meta: Kam zero koment për këtë deklaratë. U habita që pas meje ishte një flamur dhe që kishte shumë shqiptaro-amerikanë pas meje. Pyesni zyrën time për shtyp për më shumë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re