Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall ka deklaruar se taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës, për mallrat nga Serbia nuk është vendim i duhur, ku ndër të tjera ka theksuar se ka ende punë për tu bërë sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen.

 

Ambasadorja Stjernvall është shprehur se vendi nga ajo vjen, është pro tregut të lirë dhe kështu sugjeron të veprojë edhe Kosova për të mirën e përgjithshme.

 

“Unë mendoj se është koha që ju të vendosni si kosovarë, është çështje e qeverisë kosovare dhe duhet të vij vendimi nga qeveria se të mbaj apo të mos ta mbaj taksën, unë vij nga Finlanda dhe ne jemi mbështetës të mëdhenj të tregut të lirë, kështu që, për ne tregu i lirë është shumë i rëndësishëm për të qenë si vend i vogël në veri dhe na duhet çdo ditë, kështu nëse ju e shihni në këtë perspektivë sigurisht është më mirë për të ardhmen me Serbinë gjithashtu që ju nuk duhet të kenë çështje të taksës nga dy anët”, ka thënë ajo për Ekonomia Online.

 

Ndër të tjera në lidhje me reagimet për taksën Stjernvall tha se janë me vend, por prapë insiston se tregu i lirë është i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik të dy vendeve. Ndërkohë që ka theksuar se çështja e liberalizimit të vizave nuk varet vetëm nga vendi që ajo vije, por nga gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Duke vënë në dukje autoriteteve se ka ende punë për tu bërë sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen.

 

Ajo ndër të tjera ka theksuar se udhëheqësit kosovarë duhet të marrin më seriozisht temat tjera të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re