Me rastin e përfundimit  të misionit diplomatik në vendin tonë, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme (20 qershor) një darkë me Kryetaren e Komisionit të Integrimit dhe deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

tabaku yuri kim

Mësohet se darka mes dy zyrtareve ka nisur rreth orës 20:00 të mbrëmjes në një restorant në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

Tabaku e ka falënderuar Ambasadoren Kim për kontributin që ajo ka dhënë në forcimin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë gjatë mandatit të saj në vendin tonë.

Kujtojmë se ambasadorja Yuri Kim është duke zhvilluar takimet e fundit më përfaqësuesit e politikës shqiptare. Javën e kaluar, diplomatja e lartë ka darkuar me kryeministrin Edi Rama, ndërkohë nga radhët e opozitës ka zgjedhur pikërisht Jorida Tabakun.

Ditën e djeshme, ambasadorja Yuri Kim është pritur në një takim edhe nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re