Ambasadori i BE në  Shqipëri Luigi Soreca i shoqëruar nga ambasadorja franceze Christina Vasak ka zhvilluar sot një takim me student të Fakultetit të Gazetarisë në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan.

 

Ky takim erdhi në kuadër të javës Europiane. Ambasadori Soreca u shpreh se për të ishte e rëndësishme që merrte pjesë në një takim të tillë me studentët e dy vendeve në të cilët diskutohej një temë  e tillë si integrimi në BE.

 

Me tone të buta përmes leximit Ambasadorja Franceze percolli edhe një mesazh se si duhet të jetë  politika në Shqipëri për tu integruar në BE. Ajo dha shembuj për studentët se bashkëpunimi është rruga e vetme për tu integruar në familjen e Europiane.

 

Të pranishëm ishin edhe student nga Strazburgu të cilët shkëmbyen mendimet dhe eksperiencat e tyre me studentët e Elbasanit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re