Ambasadorja franceze Christine Vasac nga Korça ka folur në lidhje me rëndësinë që ka gjykata Kushtetuese dhe e Lartë në vendin tonë.

Vasac nga Korça është shprehur se është e rëndësishme që autoritetet shqiptarë të punojnë dhe të bëjnë të mundur krijimin sa më parë të Kushtetueses.

“Gjykata kushtetuese duhet të bëhet sa më shpejt. Un e kam thënë këtë shumë herë.

Te gjithë personalitetet e politikës pavarësisht ngjyrave janë të ndërgjegjshëm për këtë.

Është e domosdoshme që gjykata kushtetuese të ndërtohet dhe të fillojë të punojë sepse ka një sërë problemesh të rëndësishme që janë përpara saj. Edhe gjykata e Lartë është shumë e rëndësishme të fillojë të punojë, por kjo është në një fazë më të avancuar se Gjykata Kushtetuese.

Unë nuk pranoj të zëvendësoj autoritetet shqiptare sepse vetë ata e njohin Kushtetutën dhe e dinë se çfarë duhet të bëjnë”, është shprehur Vasac.

Ndër të tjera ambasadorja franceze ka komentuar gjithashtu dhe situatën politike në Shqipëri ku është shprehur se Këshilli Politik të vijojë punën e tij me një inteligjencë të mirë.

“Përsa i përket Këshillit Politik nuk mund të them gjë sepse kjo nuk me përket.

Është mirë që ky këshill të vazhdojë punën e tij me një inteligjencë të mirë. Sepse ata e dinë si duhet te funksionojnë”, ka thënë ndër të tjera ambasadorja franceze.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re