Ambasadorja amerikane ne shqiperi Yuri Kim ka dhene nje interviste per median shqiptare ne bashkuara “Iliria”.

Diplomatja amerikane u shpreh se pandemia tregoi qe liderët politikë , presidenti Meta, kryeministri Rama, lideri i opozitës Basha, janë të aftë të lënë mënjanë dallimet e tyre dhe të bashkohen, nëse dëshirojnë.

Nder perparesite kryesore ambasadorja renditi  mbeshtetjen per sundimin e ligjit,  reformën në drejtësi, dhe reformën zgjedhore. Diplomatja ka nenvizuar se faktori me i rendesishem ne Shqiperi eshte pjesëmarrja dhe dialogu.

Kur nuk ka pjesëmarrje dhe dialog, sulmet mbushin boshllëkun dhe nuk ka përparim, theksoi ajo. 

Sa i përket reformës në drejtësi, Kim pranon se Shqiperia gjendet  në një fazë kritike dhe tashme eshte koha për të zbatuar plotësisht ate.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re