Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

350483900_6658045640883210_9005156186282738968_n

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ambasada përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, ku thuhet se ky takim u zhvillua për t’i falenderuar ata për bashkëpunimin dhe për t’i nxitur ata më tej në punën e tyre.

Gjithashtu thuhet se Kim pohoi mbështetjen e fortë të SHBA-së për KLGJ-në dhe institucionet e tjera të drejtësisë.

Reagimi i ambasadës:

🇦🇱 Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Këshillin e Lartë Gjyqësor për t’i falënderuar për bashkëpunimin e tyre gjatë tre viteve e gjysmë të fundit dhe për t’i nxitur ata që të ngulmojnë. Ajo pohoi sërish mbështetjen e fortë të SHBA për KLGJ-në dhe institucionet e tjera të drejtësisë dhe u bëri thirrje anëtarëve të KLGJ-së që të përmbushin detyrën e tyre me integritet dhe pavarësi. Ajo i kërkoi KLGJ-së të plotësojë sa më shpejt tre vendet e mbetura në Gjykatën e Lartë me gjyqtarët më të kualifikuar. Ajo theksoi gjithashtu pritshmëritë e SHBA që KLGJ të zgjedhë gjyqtarë me integritet dhe aftësi profesionale për Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe gjykatat më të ulëta. “Është koha për t’u shkëputur nga mënyrat e vjetra. Reforma në drejtësi duhet të vazhdojë të zbatohet në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara dhe zyrtarët duhet të veprojnë me integritet pavarësisht kërcënimeve dhe nxitjeve”, tha ambasadorja Kim në KLGJ.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re